Të fundit

“Refuzimi i gazsjellësit i bën dëm Kosovës”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka thënë se Qeveria duhet ta rishqyrtoj vendimin për gazsjellësin.

Tahiri duke folur pas takimi të Kryesisë së Kuvendit, është shprehur se refuzimi nga ana e Qeverisë së Kosovës i bënë dëm të madh vendit.

“Qeshje tjetër si Grup Parlamentar, i kërkojmë Qeverisë të rishqyrtojë vendimin për gazsjellësin. Vendi ynë po hynë në një krizë energjetike, alternativat janë gjithmonë të rëndësishme. Refuzimi i Qeverisë mendoj se i bënë dëm të madh vendit në perspektiven tonë afatgjate dhe në raport me partnerin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova nuk e ka luksin të refuzojë një projekt të tillë”, tha Tahiri, shkruan Telegrafi.

Ai ka treguar se përkrahin nismën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për debat parlamentar, lidhur me këtë temë.

“Padyshim që do të ketë debat parlamentar. Në mbledhjen e radhës së kryesisë që besoj do të mbahet javën tjetër, do të vendoset që të vihet për debat parlamentar çështja e gazit në seancën e ardhshme të Kuvendit”, shtoi ai.

SHBA-ja në buxhetin e ri të propozuar nga presidenti Joe Biden kishte marr vendim që t’i ndaj Kosovës rreth 200 milionë euro në kuadër të MCC-së. Në këtë fond, njëri nga projektet është ndërtimi i sektorit energjetik, përkatësisht ndërtimi i infrastrukturës së gazit.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci