Të fundit

Gjykata anulon vendimin e shtetit për pagesën e rrymës në veri

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur ta anulojë vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për t’ua paguar rrymën katër komunave në veri të Kosovës gjatë viteve 2012-2017.

Pas ankesës së Avokatit të Popullit, Gjykata e ka vlerësuar të kundërligjshëm vendimin e ZRRE-së.

Ajo e ka detyruar KEDS-in që t’i kthejë mbi 40 milionë euro për t’ua kompensuar dëmin atyre që janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në veri të Kosovës.

“Anulohet si i kundërligjshëm vendimi i ZRRE-së dhe detyrohet që të ndërmarr veprime që e obligojnë Shërbimin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) që të bëjë kthimin e shumës së faturuar, respektivisht kompensimin e dëmit konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës dhe atë për periudhën kohore nga 06.02.2012 e deri më 20.10.2017, në vlerën prej 40.855.480 milionë euro”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci