Të fundit

Challandes nuk e ka në plan dorëheqjen

Bernard Challandes ka folur rreth një dorëheqje të mundshme nga posti i trajnerit të Përfaqësueses së Kosovës.

Tekniku zviceran u pyet nëse ka menduar largimin nga stoli i Përfaqësueses së Kosovës, por ai ka befasuar me përgjigjen e tij.

Challandes ka thënë se ka qenë i vetëdijshëm për presionin që do të ketë nga dita e parë dhe ka mbijetuar për tri vite e gjysmë në pozitën e trajnerit te Kosova.

Ai ka thënë se synon që të mbijetojë edhe ndeshjen e nesërme ndaj Gjeorgjisë dhe pastaj do të flas me FFK-në për të ardhmen e tij.

“Unë jam i kënaqur me këtë ekip dhe kurrë nuk frikësohem nga shkarkimi, nëse Federata e sheh të arsyeshme, atëherë në rregull por nëse e sheh të arsyeshme për të vazhduar bashkëpunimin, nuk ka problem”.

“Prej ditës së parë kur kam firmosur kontratën e kam pasur të qartë se çdo ditë është mbijetesë. Unë kam mbijetuar ditë pas dite, ndeshje pas ndeshjeje”, ka thënë ai.

“Shpresoj që të mbijetojë edhe nesër, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh tekniku zviceran.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci