Të fundit

Një klub i njohur gati të transferojë Brojën

Sprint spektakolar, driblim dhe gjuajtje e pakapshme për portierin. Aksioni i Armando Brojës te goli ndaj Hungarisë kishte gjithçka dhe ka bërë që sulmuesi të shtojë numrin e admiruesve të tij jo vetëm mes tifozëve të thjeshtë.

Mbështetësit e Çelsit e duan në skuadër që në janar, ata të Sauthempton e duan në formacion që në ndeshjen e radhës, por ndërkohë për të hapen dyert edhe të merkatos në klube të tjera të rëndësishme me të cilat mund të luajë në turnetë ndërkombëtarë.

Klubi i Fenerbahçes kishte nisur këtë javë monitorimin e futbollistëve të vet në arenën ndërkombëtare dhe drejtori sportiv Vitor Pereira, zgjodhi sfidën Hungari-Shqipëri për të parë në veprim mbrojtësin Atila Szalai.

Për fatin e keq të Szalait, ai u bë një nga viktimat e aksionit të Brojës dhe vëmendja e drejtorit të Fenerbahçes u kthye plotësisht nga sulmuesi 20-vjeçar kuqezi.

Në Turqi bëjnë të ditur se emri i Brojës është tashmë në listën e prioriteteve të klubit turk, i cili në këtë edicion po kryeson kampionatin duke pasur në përbërje emra si Ozil, Valencia, Luiz Gustavo apo edhe Mërgim Berisha.

Klubi kërkon me çdo kusht titullin dhe është gati të ndërhyjë në merkato në janar të përforcojë radhët e tij, me Brojën që tashmë është bërë një nga opsionet e mundshme, gjithmonë nëse do të arrijë t’ia shkëputë Çelsit.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci