Të fundit

KFOR-i kryen stërvitje me të shtëna të vërteta

Karabinierët e Njësisë Speciale Shumëkombëshe (MSU) të KFOR-it kanë zhvilluar një stërvitje me të shtëna të vërteta në poligonin “Voloire”, me qëllim përmirësimin e aftësive individuale të qitjes, zotërimin e armëve dhe gatishmërinë operative të personelit.

Në një njoftim në rrjetin social Facebook, KFOR-i thekson se aktivitetet e rregullta të trajnimit ruajnë standardet profesionale dhe efektivitetin operacional, duke siguruar që ushtarët të jenë gjithmonë të përgatitur për të përmbushur detyrat e tyre në mbështetje të misionit, transmeton Klankosova.tv.

“Aktivitetet e rregullta të trajnimit ndihmojnë në ruajtjen e standardeve profesionale dhe efektivitetit operacional, duke siguruar që ushtarët të mbeten të përgatitur për të kryer detyrat e tyre në mbështetje të misionit të KFOR-it”, thuhet në njoftim

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci