Të fundit

Abdixhiku: Ne jemi këtu për ta ngritur Kosovën, e kur s’di të qeverisës themi hap krah

LDK po mban tubimin e saj përmbyllës në sheshin Skenderbeu.

E nga këtu, kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhilu deklaroi se LDK është këtu për ta ngritur Kosovën. E kur s’dinë të tjerët të qeverisin ai tha se LDK thotë hap krah.

‘’Nuk kemi hyrë në këtë garë për ta mundur njëri-tjetrin. Sepse në demokraci e në shqiptari nuk mundet bashkëqytetari yt. Nuk mundet fqinji yt. Nuk mundet familja tjetër e këtij vendi.
Në demokraci e shqiptari përbashkohet, ndërtohet, punohet! Prandaj ne jemi këtu për ta ngritur Kosovën, jo për ta mundur vendin tonë’’tha Abdixhiku.

Tutje ai shtoi se ‘’Punën e tjetrit e respektojmë.
Mundin e tjetrit e vlerësojmë. Por kur s’din, kur s’bën, kur s’mundesh, themi hap krah!”

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci