Të fundit

Soza, para takimit ndaj Shqipërisë: Kjo ndeshje vlen gjithçka për ne

Polonia do të përballet me Shqipërinë sot në mbrëmje në “Air Albania”, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2022.

Në prag të këtij takimi, Soza u shpreh se kjo sfidë jo vetëm që është e rëndësishme, por vlen gjithçka.

Në fjalën e tij ai tha se ka dy dyshime për sa i përket formacionit që do të zbresë në fushë ndaj Shqipërisë.

“Nuk ka sekrete, Reja ka bërë një ekip mjaft të fortë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi Shqipëria është ekip kompakt. Ndeshja e parë ishte e balancuar, por ne ishim efikasë në rastet e krijuara. Kanë lojtarë kyç në pozicione të caktuara dhe do të jetë një ndeshje e fortë.

Zhvillimi i ekipit tonë është një proces. Ne po bëhemi më të fortë çdo ditë sepse jemi gjithnjë e më të qëndrueshëm kur bëhet fjalë për qasjen tonë ndaj ndeshjeve. Ne përqendrohemi në modelin tonë të lojës. Ne nuk sulmojmë me një ose dy lojtarë, por me gjithë ekipin.

Është shumë e rëndësishme. Ne duam të paraqitemi në atë mënyrë që rivali të jetë nën presion të vazhdueshëm. Ne kemi lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Jemi duke u zhvilluar vazhdimisht në këtë aspekt. Rezultatet na bëjnë më të sigurt. Kjo nuk ndryshon në varësi të faktit nëse luajmë jashtë apo në shtëpi. Plani i ndeshjes mund të jetë i ndryshëm, por mentaliteti dhe modeli i lojës janë gjithmonë të njëjtë”, vuri në dukje Soza dhe pranoi gjithashtu se nuk e ka vendosur ende se kush do të luajë sot në formacion.

“Kam dy dyshime për lojtarët që do ta nisin nga fillimi, duhet të shoh para ndeshjes gjendjen fizike të lojtarëve dhe pastaj do të vendos se kë do të hedh në fushën e lojës”, përfundoi trajneri i polakëve.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci