Të fundit

6 arsye të rëndësishme pse duhet t’i konsumoni lajthitë

Lajthitë përveç që janë shumë të shijshme kanë edhe disa përfitime për shëndetin tonë, doza e rekomanduar është 20 kokrra në ditë.

Ato janë të pasura me proteina dhe vitamina. Përdorimi i tyre nuk është i limituar në kuzhinë, por shkon përtej e si rrjedhojë, përfitimet janë të panumërta.

Lajthitë për imunitetin
Lajthitë janë të pasura me antioksidantë të cilat mbrojnë qelizat nga stresi oksidues. Antioksidantët përmbëjnë linjën e parë të mbrojtjes së imunitetit. Shumica e këtyre antioksidantëve janë të përqendruara në shtresën e hollë që vesh brendësinë e frutit të thatë. Niveli i këtyre antioksidantëve ulet ndjeshëm nëse lajthia piqet.

Lajthitë për zemrën
Antioksidantët ulin nivelet e inflamacionit në trup dhe mbi të gjitha ato të kolesterolit të keq. Kësisoj, lajthitë kanë aftësinë të normalizojnë tensionin e gjakut dhe të mirëmbajnë shëndetin e zemrës.

Kundër tumoreve
Studimet thonë se konsumi i lajthive është i dobishëm kundër kancerit të zorrës së trashë. Megjithatë, prania e larmishme e vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve i bën lajthitë mbrojtës të organizmit kundër sëmundjeve të tjera kancerogjene.

Lajthitë për uljen e sheqerit në gjak
Disa studime thonë se lajthitë në veçanti mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Kjo i atribuohet pranisë së acidit oleik që gjendet me shumicë tek lajthitë. Në këtë mënyrë, lajthitë janë të rekomandueshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti. Megjithatë, si në çdo rast tjetër, edhe konsumi i lajthive duhet të jetë i kujdesshëm.

Ndihmojnë sistemin nervor

Lajthitë janë të pasura me vitaminë B6 që nevojitet për formimin e mielinës, që është mburoja e nervave.
Kjo rrit shpejtësinë dhe efikasitetin e impulseve dhe lejon funksionimin normal të sistemit nervor.

Lajthitë e njoma mbështesin mirë shtatzanitë

Lajthitë janë një burim i pasur me folat. 100 gram lajthi kanë 30% të dozës së rekomanduar ditore.
Folati i bën mirë grave shtatzëna sepse parandalon aneminë dhe defektet nervore tek foshnjat.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci