Të fundit

Mundësi e artë për Arsenalin, City gabon ndaj Brentford

Manchester City nuk ka arritur të marrë asnjë pikë në javën e 14-të në Premier League, pasi u mposht me rezultat 1:2, nga Brentford.

Mysafirët shënuan të parët duke kaluar në epërsi në minutën e 17-të. Ivan Toney shënoi për Brentfordin.

City arriti ta barazojë rezultatin pak para se të mbarojë pjesa e parë, mirëpo nuk ia doli ta gjente edhe golin e fitores. Phil Foden shënoi për “qytetarët” në minutat shtesë së pjesës së parë.

Derisa City po mundohej të gjente golin e fitores ata u ndëshkuan përsëri. Ivan Toney shënoi përsëri për mysafirët duke i dhuruar tre pikë Brentfordit.

Pas kësaj humbje, Arsenali do ta ketë mundësin e artë për tu larguar më shumë në tabelë.

City ndodhet në pozitën e dytë në tabelë me dy pikë më pak se Arsenali që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Skuadra e Mikel Artetas do të takohet sot me Wolves me fillim nga ora 20:45.

 

 

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci