Të fundit

Ekskluzive: Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje në Bruksel – shtyhet vendimi i targave, serbët kthehen në institucione

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Serbisë kanë arritur marrëveshje në Bruksel për çështjen e targave dhe kthimin e serbëve nëpër institucione, të cilët në mënyrë demonstrative, ditë më parë u larguan nga aty për shkak të “zhgënjimit” ndaj Prishtinës zyrtare. Në ujdi bën pjesë edhe Asociacioni, i cili sipas kryeministrit Albin Kurti, nuk do të formohet assesi. 

Paparaci.com

Të martën, zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, zhvilloi disa takime relevante me diplomatin sllovak, Miroslav Lajçak.

Natyrisht, në këto takime u diskutua për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Për dallim nga takimet paraprake, ky i sotit solli rezultatet e tij.

Rrjedhimisht, burimet e Paparacit kanë thënë për mediumin së marrëveshja mes zëvendëskryeministrit kosovar, Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq, nën mbikëqyrjen e emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka bërë që Kosova të pajtohet për shtyrjen e afatit të targava për 10 muaj.

Kësisoj, Kosova pranon kërkesën e BE-së dhe SHBA-së, të cilët vazhdimishit i bënin thirrje Qeverisë Kurti që ta shtyjë një vendim të tillë.

Ndërkohë, në këtë marrëveshje parashihet që serbët po ashtu të kthehen në institucionet e Kosovës.

Por, këtu bëjnë përjashtim deputetët e Listës Serbe që e kanë humbur mandatin vullnetarisht, raporton Paparaci.

Po ashtu, palët janë pajtuar që Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe të krijohet brenda kornizave që parasheh plani franko-gjerman, i cili sipas shefit të dipomacisë së BE-së, Josep Borrell, i ka veç dy faqe.

Mes tjerash, në ujdinë e arritur thuhet që Serbia nuk do t’i pengojë zgjedhjet në veri, por përfaqësuesit e serbëve në këtë zonë do të marrin pjesë në to, pavarësisht se kanë deklaruar të martën se nuk do të ndodhë kjo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 18 dhjetorin, datë të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në veri.

Sa i përket propozimit franko-gjerman, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ky plan është një hap në drejtim të duhur pasi konceptet dhe nocionet që përdoren janë vlera pa dallim prej dakordësive të mëparshme që ishin ideologji e zgjidhjes së problemeve.

BE-ja dhe SHBA-ja kanë kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës shtyrjen e planit për riregjistrimin e makinave, me qëllim shmangien e tensioneve.

Qeveria e Kosovës, në anën tjetër ka nisur zbatimin e tij më 1 nëntor.

Faza e parë e planit parasheh qortimin e shoferëve që vozisin makina me targa të paligjshme; e dyta parasheh gjoba prej 150 eurosh, ndërsa në të tretën do të shpërndahen targa provuese.

Me këtë plan, pritet që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm, në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Krejt në fund, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, të martën ka zhvilluar takime dypalëshe në Bruksel me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.

Sipas kryeministrisë, temë diskutimi ishin zhvillimet e fundit, me theks të veçantë vendimi për konvertimin e targave ilegale në ato legale./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci