Të fundit

Historike: Vashat e Kosovës ngjiten në Ligën A të kualifikimeve drejt EURO 2023

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U17 në kategorinë e femrave është ngjitur në Ligën A të raundit të dytë të kualifikimeve drejt Kampionatit Evropian “Estonia 2023”.

“Dardanet” e reja do ta nisin rrugëtimin e tyre drejt Evropianit 2023 në muajin mars, kur edhe fillojnë ndeshjet e raundit të dytë kualifikues, kurse shorti do të mbahet në Nyon më 7 dhjetor nga ora 10:00.

Ky raund kualifikues do të jetë përcaktues për shtatë skuadrat që do t’i bashkohen Estonisë në fazën finale që zhvillohet nga data 14 deri më 26 maj, raporton KosovaPress.

Kosova kaloi në Ligën A pasi që kishte bilancin më të mirë nga skuadrat e renditura në pozitën e dytë në Ligën B.

Nën drejtimin e trajneres, Sanije Krasniqi, vashat “Dardane” muajin e kaluar u pozicionuan në vendin e dytë në grup me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë e Moldavinë.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci