Të fundit

Sot rikthehen në fushë Kosova e Shqipëria: këtu mund t’i ndiqni dy ndeshjet

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë rikthehen sot (e mërkurë) në aksion për të zhvilluar ndeshjet miqësore.

Derisa jemi në prag të nisjes së Kupës së Botës, disa nga përfaqësueset që nuk marrin pjesë (aty hyjnë edhe dy ekipet tona), po zhvillojnë ndeshje miqësore.

Nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” Kosova takohet me Armeninë, duke shikuar formën e disa lojtarëve që nuk kanë pasur shumë minuta në ekip.

Alain Giresse po ashtu ka ftuar shumë lojtarë nga Albi Mall Superliga e Kosovës, duke shikuar më shumë nga talenti se sa nga lojtarët me përvojë.

Nga ora 20:45, do të jetë një sfidë edhe më interesante, pasi Shqipëria e pret Italinë në “Air Albania”.

Edhe Edy Reja ka shumë punë për të bërë dhe do të synojë taktika të reja me disa nga lojtarët që nuk kanë pasur shumë hapësirë.

Përballja e Kosovës ndaj Armenisë transmetohet në Klan Kosova dhe Artmotion, ndërkaq përballja e Shqipërisë kundër Italisë transmetohet në SuperSport.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci