Të fundit

Ronaldo flet për humbjen e djalit të sapolindur

Një pjesë e re nga intervista e Cristiano Ronaldos me Piers Morgan është publikuar së fundmi. Por këtë herë, sulmuesi la mënjanë futbollin dhe polemikat për të folur për një nga momentet më të errëta të jetës së tij personale.

Portugezi u pyet në lidhje me vdekjen e një prej binjakëve që priste prillin e kaluar me Georginën:

“Ka qenë ndoshta momenti më i vështirë që kam pasur në jetën time që nga vdekja e babait tim. Ka qenë shumë e vështirë.”

Ronaldo momentin kur mori vesh humbjen e njërit prej binjakëve e konsideroi një përzierje ndjenjash të këqija “të vështira për t’u shpjeguar”.

“Ndonjëherë, përpiqem t’i shpjegoj familjes sime dhe miqve më të ngushtë se kurrë nuk jam ndjerë i lumtur dhe i trishtuar në të njëjtën kohë. Është e vështirë të shpjegohet. Nuk e di nëse do të qash apo do të buzëqeshësh, sepse është diçka ndaj të cilës nuk di si të reagosh”.

“Ishte një kohë e vështirë, sepse nuk e kuptonim pse po na ndodhte kjo. Ishte momenti më i vështirë që kemi vuajtur, sidomos Gio. Ishte e vështirë”, shtoi Cristiano.

Në fund, ai i përlotur tregoi për pjesën më të vështirë të gjithë kësaj tragjedie. Momentin kur fëmijët e tjerë pyetën për beben:

“Gio erdhi në shtëpi dhe fëmijët filluan të thonë ku është foshnja tjetër, ku është foshnja tjetër, ku është foshnja tjetër?

Kujtojmë që më herët gjatë kësaj interviste, CR7 tha se ndihet i tradhtuar nga Manchester United. Ronaldo, i vendosur për të shkuar në Kupën e Botës të Katarit me Portugalinë, ndoshta i fundit i tij si lojtar duke pasur parasysh moshën e tij (37), rrëfeu se ai po detyrohej të largohej nga trajneri i United, Erik Ten Hag dhe të tjerë në klub.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci