Të fundit

Ish-e dashura akuzon reperin Tyga për dhunë fizike

Reperi Tyga është akuzuar për dhunë në familje nga ish-e dashura, Camaryn Swanson. Sipas TMZ, ku modelja “denoncoi” dhunën publikisht, Swanson thuhet se u shfaq në shtëpinë e Tyga në orën 3 të mëngjesit të së hënës.

Revista citon një burim pranë reperit, i cili pretendoi se Swanson mbërriti kundër dëshirës së reperit, ishte në dukje e dehur dhe po bërtiste në pragun e shtëpisë së tij.

Modelja pretendoi në polici se situata u kthye shpejt në dhunë fizike dhe ajo u largua nga shtëpia e reperit nëpërmjet nënës së saj, duke raportuar zyrtarisht incidentin më vonë.

Tyga nuk është arrestuar, por sot pritet të flasë me policët.

Ndërkohë, 22-vjeçarja postoi video në Instagram, ku shkruante:

“Jam shumë e turpëruar që duhet të shkonte deri këtu, por duhet t’i dal për zot vetes”.

 

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci