Të fundit

Për herë të parë Messi do të flejë vetëm në dhomë gjatë Botërorit, zbulohen arsyet

Futbollisti argjentinas, Lionel Messi, sipas mediave nga ky vend, nuk do të ketë për herë të parë në karrierën e tij shok dhomë në kombëtare, por do të qëndrojë i vetëm në një dhomë hoteli në Katar.

Sipas raportimeve, arsyeja është se miku i tij më i mirë dhe shoku i dhomës i vazhdueshëm Kun Agüero i ka thënë lamtumirën futbollit dhe nuk do të jetë pjesë e ekipit të Gauchos në Kupën e Botës dhe në këtë drejtim Messi nuk kërkoi një koleg të ri, por vendosi të kalonte kohë pa një shok dhome.

Një pjesë e publikut argjentinas u shqetësua kur u publikua lajmi se Messi nuk ishte në stërvitje me bashkëlojtarët e tjerë, por më pas u sqarua se ka një grup futbollistësh që kanë nevojë për pushim apo rikuperim nga një dëmtim i lehtë. Për këtë arsye, thuhet se janë në një regjim të veçantë stërvitor.

Po ashtu, mediat vendase shkruajnë se Messi do ta bëjë pjesën më të madhe të stërvitjeve para paraqitjes së Botërorit individualisht, me qëllim që t’i mundësojë trupit të tij të përballojë një numër të madh ndeshjesh në një periudhë të shkurtër kohore.

Për Messin, Kupa e Botës në Katar sigurisht që do të jetë shansi i fundit për të fituar titullin kampion bote dhe Argjentina do të luajë në grup me Arabinë Saudite, Meksikën dhe Poloninë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci