Të fundit

Scaloni me shaka për Lamine Yamal: Do të doja ta mbyllnim në dhomë deri nesër

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, nuk i kurseu elozhet për yllin e ri të Spanjës, Lamine Yamal, në prag të finales së Kupës së Botës, duke pranuar se ndalimi i tij do të jetë një nga sfidat më të mëdha për kampionët në fuqi.

“Lamine është një lojtar vërtet i jashtëzakonshëm. Ky djalë është një thesar për futbollin dhe është ende shumë i ri, me aq shumë për të dhënë. Do të doja ta mbyllnim në dhomë deri nesër!”, tha Scaloni me humor.

Tekniku argjentinas shtoi se Yamal do t’i sjellë shumë gëzim Spanjës në të ardhmen, por shpreson që kjo të mos ndodhë në finalen e së dielës.

“Ai është një talent që do t’i sjellë shumë gëzim Spanjës në të ardhmen… por shpresojmë që jo të dielën.”

Në fund, Scaloni e krahasoi 18-vjeçarin me Lionel Messin, duke theksuar se bëhet fjalë për futbollistë që janë jashtëzakonisht të vështirë për t’u markuar.

“Ai është, si Leo, një nga ata lojtarë që është tepër e vështirë t’i ndalosh.”

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci