Të fundit

Anglia del kundër rregullave të Botërorit: Jemi gati t’i pranojmë edhe gjobat

Ekipi anglez është gati të pranojë edhe gjoba për shkak të mbajtjes së shiritit të kapitenit me ngjyrat e ylberit që përfshinë kampanjën “One Love”.

Katari që njihet si një vend islam ka të vendosura rregulla strikte kundër homoseksualitetit  dhe dukurie tjera që sipas tyre janë negative, mirëpo Anglia do të dalë kundër tyre.

Shefi ekzekutiv i FA, Mark Bullingham, ka thënë për Sky News se ata janë gati të gjobiten për kapitenin e Anglisë, Harry Kane, që mban shiritin “One Love” në Kupën e Botës.

“Ata nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje për letrën tonë”, tha Bullingham për Sky News.

“Mendoj se ka mundësi që të gjobitemi dhe nëse gjobitemi, atëherë do ta paguajmë gjobën. Ne mendojmë se është vërtet e rëndësishme të tregojmë vlerat tona. Dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë”, deklaroi Bullingham.

Kupa e Botës do të fillojë nesër dhe do të zgjasë plotë 21 ditë.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci