Të fundit

Manchester United punëson avokatë për çështjen ndaj Ronaldos

Manchester United ka punësuar disa avokatë të cilët do të merren me çështjet ligjore kundër sulmuesit, Cristiano Ronaldo, pas intervistës që bëri bujë të madhe.

Në një intervistë me gazetarin Piers Morgan, Ronaldo ka rrëfyer se është i padëshiruar te “Djajtë e kuq”, teksa ka kërkuar edhe largimin nga klubi.

United tani po shqyrton edhe një padi kundër CR7 pas publikimit të intervistës. Rrjedhimisht, kontrata e Ronaldos duhet të ndërpritet sa më shpejt dhe portugezi nuk duhet të luajë më për “Djajtë e Kuq”, raporton ESPN, transmeton Paparaci.

Sipas burimeve të ESPN, United ka kërkuar këshilla ligjore që nga mëngjesi i së hënës pasi u publikua intervista.

“Manchester United ndërmori veprimet e duhura këtë mëngjes në përgjigje të intervistës së fundit të Cristiano Ronaldos në media”, thuhet në deklaratën e klubit.

Gjatë intervistës, sulmuesi portugez ka rrëfyer se është ndier i tradhtuar nga mënyra se si u trajtua nga Manchester United. Ai është i zemëruar sepse u bë “dele e zezë” dhe fajësohet për gjithçka që shkoi keq në klub. Dhe tani ai po shtyhet në mënyrë aktive nga klubi.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci