Të fundit

Dyshime për kurdisje, FIFA nis hetimet për ndeshjen Shqipëri-Katar

Skandale të ndryshme po vijnë nga Katari teksa po afron edhe Botërori. Një lajm që do të trondiste botën erdhi nga një gazetar arab i cili u shpreh se janë blerë tetë lojtarë nga Ekuadori që ndeshja hapëse të përfundojë me shifrat 1-0 në favor të Katarit.

Me shumë mundësi bëhet fjalë për një të pavërtetë, por nuk qëndron edhe aq jashtë logjikës. “Daily Mail” shkon më tej duke u shprehur se FIFA ka marrë informacione të ndryshme për miqësoret e fundit të Katarit.

Vendasit kanë marrë një numër të pazakontë të penalltive në favor, ndërsa kanë luajtur 11 miqësore për t’u përgatitur për Botërorin që nga korriku. Dyshimet janë se Katari ka blerë arbitrat për t’i ndihmuar që të kenë rezultate sa më të mira, ndërsa u morën katër fitore radhazi së fundmi mes Guatamelës, Hondurasit, Panamasë dhe Shqipërinë.

Për më tepër asnjë prej këtyre ndeshjeve nuk u transmetua në televizion, ishte me dyer të mbyllura dhe informacioni për to ishte shumë i pakët. Madje edhe në ndeshjen ndaj Shqipërisë janë ngritur shumë dyshime nga vetë lojtarët e kuqezinjëve për penalltinë e dhënë në favor të Katarit, për një penallti të pastër që nuk iu dha Hadrojt dhe për një gol të saktë të anuluar për Tedi Carën, që iu quajt si pozicion jashtë loje.

Një tjetër skandal i mundshëm me kombëtaren e Katarit në rolin kryesor është shkruar nga e përditshmja “Daily Mail”. Anglezët pretendojnë se FIFA ka marrë informacione ditët e fundit se nikoqirët e Kupës së Botës po merrnin një numër befasues penalltish në ndeshjet e kontrollit. Ata duhej të ndihmonin ekipin të arrinte rezultate më të mira.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci