Të fundit

Benzema humb Botërorin

Karim Benzema nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Francën në Kampionatin Botëror që nis të dielën në Katar.

Ylli i Real Madridit është jashtë Botërorit pas lëndimit që pësoi sot në stërvitje, raporton Le Parisien.

Benzema u stërvit bashkë me shokët e skuadrës për herë të parë të shtunën, por pësoi një tjetër lëndim. Dhe sipas analizave të kryera në një klinikë në Katar, fituesi i Topit të Artë nuk do të luajë në Botëror.

Franca e nis kampanjën e Botërorit të martën ndaj Australisë.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci