Të fundit

Sot fillon Kupa e Botës

Kupa e Botës që këtë vit organizohet në Katar do të fillojë sot.

Në mesin e 32 kombëtareve, Katari si vend mikpritës i organizimit të kampionatit do të bëjë ndeshjen hapëse.

Me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet sfida mes Katarit e Ekuadorit që njëherësh është edhe ndeshja e vetme për ditën e sotme.

Kupa e Botës në Katar ka shkaktuar polemika qysh nga përzgjedhja e këtij shteti për organizimi e deri në ditën e sotme kur do të fillojë botërori.

Ceremonia hapëse do të fillojë 40 minuta para fillimit të takimit dhe pritet të jetë spektatkolare.

Në Kosovë Kupa e Botës do të transmetohet ekskluzivisht në RTK dhe online përmes platformës Gjirafa në bashkëpunim me Radio Televizionin Kosovar.

Për teleshikuesit satelitor, Kupa e Botës do të jetë e qasshme në platform Digitalb në Radio Televizionin Shqiptar.

Kupa e Botës do të fillojë sot dhe do të përfundojë më 18 dhjetor ku edhe do të përcaktohet fituesi i turneut.

Kampion në fuqi është Franca, që këtë vit do ta ketë më të vështirë duke pasur parasysh mungesën e yllit francez, Karim Benzema./Paparaci

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci