Një tërmet i fortë me magnitudë 6,3 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në orën 12:24 me një epiqendër 23 kilometra në lindje të Zakros Lassithi, sipas një regjistrimi elektronik të Institutit Gjeodinamik të Athinës.
Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 8,2 kilometrash duke u përqendruar në zonën nëndetare në juglindje të Ierapetra.
Siç u bë e ditur nga qendra e Brigadës së Zjarrfikëseve, deri më tani nuk është raportuar për dëme.
Sidoqoftë, me urdhër të gjenerallejtënantit, Stefanos Kolokouris, të gjitha forcat në Kretë janë gati të ndërhyjnë nëse dhe ku është e nevojshme.
Lëkundja sizmike u ndje veçanërisht në të gjithë ishujt e Dodekanezit dhe kryesisht në Kasos, Karpathos dhe Rodos.