Ekuadori ka triumfuar përball Katarit në ndeshjen hapëse të Kampionatit Botëror në futboll.
Ekuadori fitoi me rezultat 0:2, me golat e shënuar nga Enner Valencia.
Valencia zhbllokoi rezultatin në minutën e 16-të pasi shënoi nga penalltia, ndërsa rezultatin final të takimit e vendosi në minutën e 31-të.
Ekuadori e Katari ndodhen në Grupin A, së bashku me Holandën e Senegali.
Momentalisht Ekuadori mban pozitën e parë me tre pikë.
