Ekuadori ka fituar ndeshjen hapëse ndaj nikoqirit, Katarit, me rezultat 2:0.
Sulmuesi i Ekuadorit, Valencia shënoi dy golat në fitoren e Ekuadorit, mirëpo ai kishte shënuar edhe më herët.
Në minutën e katërt goli i tij ishte anuluar për pozicion jashtë loje, vendim ky shumë i diskutueshëm i gjyqtarit.
Pas anulimit të golit një tifozë i Ekuadorit provokoi tifozët vendas duke bërë me shenjë se ata kishin blerë ndeshjen.
Ky veprim i tifozit ekuadorianë revoltoi disa të pranishëm.
