Të fundit

Holanda dorëzohet para FIFA-s, heq dorë nga kampanja “One Love”

Kombëtarja e Holandës nuk do të bartë shiritin që përfaqëson kampanjën “One Love”, pas kërcënimeve nga FIFA.

Holanda dhe dhjetra kombëtare tjera i janë bashkuar kampanjës “One Love”, duke përçuar kështu një mesazh kundër diskriminimeve të të drejtave të njeriut në Katar, ku po mbahet Kupa e Botës.

Kapitenët e skuadrave përkatëse do të bartnin shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit, mirëpo FIFA kishte kërcënuar me dënime futbollistët dhe ekipet.

Sipas raportimeve, kapitenët e skuadrave do të fillonin ndeshjen me një karton të verdhë në rast se do të bartnin shiritin me ngjyrat e ylberit.

Kombëtarja holandeze ka lajmëruar se kapiteni Virgil van Dijk nuk do të bartë shiritin që simbolizon kampanjën, mirëpo ata akoma kanë të njëjtin mendim lidhur me misionin e “One Love”.

Holanda do të takohet me Senegalin sot në ndeshjen e tyre të parë në kuadër të Kupës së Botës.

Ndeshja mes Holandës dhe Senegalit i takon Grupit A dhe do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci