Anglia e ka filluar me këmbë të mbarë Kupën e Botës. “Tre Luanët” shënuan fitore me rezultat 6:2 përball Iranit.
Pjesa e parë u vonua për rreth tetë minuta pasi portieri i Iranit pësoni një lëndim, teksa me zëvendësimin e tij, Anglia nisi ecurinë e golave.
Talenti 19-vjeçar, Jude Bellingham arriti ta zhbllokonte rezultatin në minutën e 35-të, ndërsa rezultati u dyfishua nga Bukayo Saka në minutën e 43-të.
Dy minuta pas Sakas shënoi edhe sulmuesi i Chelseas, Raheem Sterling. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me tre golat e Anglisë, teksa katër gola tjerë u shënuan në pjesën e dytë.
Saka shënoi një supergol, për të arritur totalin e katër golave për anglezët, teksa Irani tentoi të rikthehej me golin e Taremit në minutën e 65-të.
Vetëm një minutë pasi hyri në lojë, Marcus Rashford shënoi golin e pestë për Anglinë, kurse ecuria e golave për Anglinë u mbyll me golin e Grealish.
Sulmuesi i Portos, Tahremi shënoi edhe golin e dytë për Iranin nga pika e bardhë e penalltisë.
Anglia e Irani ndodhen në Grupin B, ku momentalisht Anglia mban pozitën e parë, kurse sot në orën 20:00 do të takohen edhe dy kundërshtarët tjerë të grupit, ShBA dhe Uellsi.
