Dy anëtarë të shërbimit amerikan u vranë dhe një mbetet i zhdukur pas sulmeve me raketa balistike dhe dronë iranianë në Jordani të premten, thanë zyrtarët ushtarakë.
Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) tha se katër anëtarë të shërbimit amerikan u evakuuan për ndihmë mjekësore në spitalet e Jordanisë, por që atëherë janë liruar nga shërbimi. Të tjerë që kishin lëndime të lehta janë rikthyer në detyrë.
Zyrtarët ushtarakë amerikanë nuk zbuluan identitetin e të vrarëve, as nuk dhanë detaje rreth rrethanave ose vendndodhjes së incidentit, ka raportuar BBC.
Të shtunën në mbrëmje, SHBA-të nisën një raund tjetër sulmesh ajrore kundër Iranit me urdhër të Presidentit Donald Trump, tha Centcom.
Sulmet – për natën e tetë radhazi – janë “të dizajnuara për të degraduar më tej aftësinë e Iranit për të kërcënuar anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit”, tha deklarata.
Sulmet synojnë të “ndëshkojnë shpejt forcat e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike që nisën sulme kundër anëtarëve të shërbimit amerikan në Jordani mbrëmë”, vazhdoi deklarata, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Kjo pasoi një javë armiqësish të ripërtërira në të cilat Uashingtoni rivendosi bllokadën e porteve iraniane dhe Teherani shpalli Ngushticën e Hormuzit të mbyllur, pasi armëpushimi i tyre paraprak u shemb më pak se një muaj pasi filloi.
Vonën e së shtunës, udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, tha në një deklaratë me shkrim se “shkeljet e përsëritura” të marrëveshjes nga Amerika kishin “nxjerë në pah një të vërtetë themelore: firma e presidentit amerikan është krejtësisht e pavlerë dhe pa besueshmëri”.
