Të fundit

Gazetari sportiv vritet në Itali, autorët i vënë flakën trupit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, pasi gazetari sportiv Luigi Esposito është gjetur i vrarë dhe i djegur në një zonë bujqësore në Eboli, pranë Salernos, në jug të vendit.

53-vjeçari, i cili punonte në Agjencinë Rajonale të Mjedisit dhe ishte bashkëpunëtor i disa mediave lokale, u gjet pa shenja jete nga zjarrfikësit, të cilët po intervenonin për shuarjen e një zjarri në shkurre, raporton Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Për shkak të dëmtimeve të rënda të shkaktuara nga flakët, identifikimi i trupit fillimisht ishte i pamundur.

Megjithatë, hetimet morën një kthesë tjetër pasi pranë vendit të ngjarjes u lokalizua automjeti që i përkiste viktimës.

Sipas autoriteteve italiane, dyshohet se Esposito fillimisht është qëlluar me armë zjarri dhe më pas trupit të tij i është vënë flaka, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit.

Në vendin e ngjarjes, karabinierët kanë gjetur disa gëzhoja, ndërsa autopsia pritet të zbardhë shkakun e saktë të vdekjes dhe rrethanat në të cilat ndodhi krimi.

Luigi Esposito ishte një emër i njohur në gazetarinë sportive italiane, ai kishte bashkëpunuar me gazetën “La Città di Salerno”, televizionin “Ottochannel”, ndërsa ishte edhe themelues i portalit sportiv “Tuttosalernitana.com”.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci