Të fundit

The Guardian: Trajtimi i ri kundër kancerit mund të eliminojë tumoret në kokë dhe fyt

Kombinimi novator i ilaçeve kundër kancerit  premton shërim të plotë.

Sipas gazetës Guardian, trajtimi i ri kundër kancerit madje mund të eliminojë edhe tumoret nga koka dhe fyti.

Rastet e hulumtuara kishin të bënin me  pacientët që teorikisht ishin në fazat përfundimtare të sëmundjes, por u shpëtuan falë kokteilit specifik të barnave.

Ilaçet imunoterapeutike u testuan nga studiuesit në Institutin e Kërkimit të Kancerit dhe Spitalin Royal Marsden në Londër.

Si funksionojnë ilaçet

Sistemi imunitar i pacientit aktivizon nivolumab dhe ipilimumab në një mënyrë që të eliminojë qelizat e kancerit.

Edhe pse rezultatet ende konsiderohen të hershme dhe statistikisht të pasigurta, megjithatë janë “klinikisht të rëndësishme” dhe “inkurajuese” pasi tregojnë se si pacientët jetuan muaj apo edhe vite më shumë se sa pritej, me më pak efekte anësore në krahasim me trajtimet e tjera.

Rasti i 77-vjeçarit Barry Ambrose, i cili u diagnostikua me kancer të faringut, me sëmundjen e përhapur në mushkëri, është shembull.

Sidoqoftë, brenda tetë javësh nga fillimi i trajtimit me koktejlit e këtyre ilaçeve, testimet treguan një zhdukje të plotë të tumorit në faring.

Më pas me kimioterapi dhe kirurgji Ambrose u shërua  plotësisht nga kanceri i mushkërive.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci