Të fundit

Kupa e Botës — Dita 2

Ndryshe nga dita hapëse e Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Katar ku ishte vetëm një ndeshje, në orar për ditën e sotme ishin tre ndeshje.

Dy ndeshje i përkisnin Grupi B, ndërsa një ndeshje është zhvilluar në kuadër të Grupit A.

Anglia e Irani dhe ShBA-ja e Uellsi u takuan në kuadër të Grupit B, kurse nga grupi A ishte ballafaqimi mes Holandës e Senegalit.

“Tre Luanët” arritën fitoren më të thellë deri tani, duke shënuar fitore me rezultat 6:2 ndaj Iranit.

Anglia
Anglia

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Al Khalifa” në Doha të Katarit u vonua për disa minuta pasi portieri i Iranit pësoi një lëndim të tmerrshëm.

Anglia fitoi me golat e Bellingham, Saka, Sterling, Rashford e Grealish, kurse për Iranin të dy golat i shënoi sulmuesi Tarim.

Ndeshja mes Senegalit e Holandës ishte njëra prej ndeshjeve më të mira për sot, ku rezultati u zhbllokua vetëm pas 85 minutave.

Deri pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt rezultati ishte i barabartë, por “tulipanët” surprizuan Senegalin duke shënuar dy gola të shpejtë.

Holanda fitoi me golat e Gakpo dhe Klaassen.

Me këtë fitore, Holanda barazoi pikët me Ekuadorin në Grupin A, ndërsa Katari e Senegali akoma nuk kanë gjetur pikët.

Ndeshjet e radhës në kuadër të Grupit A do të zhvillohen të premten.

Ndeshja mes ShBA-s dhe Uellsit ishte e vetmja ku nuk u përcaktua fituesi.

Sulmuesi i Uellsit, Gareth Bale arriti të shënonte golin e parë për Uellsin në Kupën e Botës pas 65 vjetëve.

Uellsi mori një pikë të vlefshme në Grupin B, duke ndarë pikët e barabarta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Grupin B vendin e parë e mban Anglia. /Paparaci

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci