Ka përfunduar me barazim ndeshja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Uellsit në Kupën e Botës, raporton Paparaci.
Ndeshja u mbyll 1-1, kurse amerikanët ishin të parët që dolën në avantazh në minutën e 36-të me golin e sulmuesit të Lille, Timothy Weah.
Por, më pas në pjesën e dytë, ishte Gareth Bale nga Uellshi që barazoi shifrat në minutën e 81 përmes penalltisë.
Të dyja ekipet e grupit B tani ndajnë nga një pikë dhe do të përballen në ndeshjet e ardhshme me Anglinë dhe Iranin.
