Të fundit

Media spanjolle: Serbët tërbohen me stemën në fanellën e tyre, ngjan me atë të Shqipërisë

Serbia do të nis fushatën e saj në Botëror të enjten kundër Brazilit.

Mirëpo, ajo që pushtoi mediat dhe mori vëmendje sidomos në Spanjë është stema e re në fanellën e përfaqësueses serbe.

Gazeta spanjolle “AS” i kushtoi një artikull fanellës së re të Serbisë, e cila mban një stemë që duket e ngjashme shqiponjën dykrenarëshe të Shqipërisë dhe disa vendeve të tjera.

Stema në fanellë nxiti reagim në Serbi, thuhet në artikullin e AS-it spanjoll, derisa vijon:

“Shumë serbë janë të indinjuar nga fakti se stema ka ngjashmëri me flamujt e kombeve që tradicionalisht janë rivalë dhe armiq të Serbisë. Një numër i konsiderueshëm serbësh besojnë se simboli në fanellën e kombëtares së tyre ngjan më shumë me shqiponjën e zezë dykrenarëshe në stemën e Shqipërisë dhe se i ngjan shqiponjave në stemën e Polonisë”.

Federata Serbe e Futbollit u përgjigj ndaj reagimeve. Tha se stema e re është model hibrid i asaj të mëhershmes dhe stemës së re.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci