Argjentina nuk e filloi ashtu siç e mendonte Kupën e Botës, pasi u befasuan nga Arabia Saudite në ndeshjen e parë në Katar.
Të udhëhequr nga Lionel Messi, djelmoshat e Scalonit u mposhtën me rezultat 1:2 nga Arabia Saudite.
Kjo humbje i befasoi argjentinasit, mirëpo ata akoma shpresojnë se do të japin maksimumin për ta çuar deri në fund ëndrrën e tyre shumë vjeçare.
“Kjo dhemb shumë. Ne kishim shpresa të mëdha për ta nisur Kupën e Botës me një fitore. Ne e humbëm lojën për shkak të gabimeve tona, më shumë se çdo gjë në pjesën e dytë. Ka detaje që bëjnë diferencën dhe ne duhet të korrigjojmë gabimet. Në pjesën e parë duhet të kishim shënuar më shumë se një gol, por ky është një Botëror dhe tani na kanë mbetur edhe dy finale”, ka thënë sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez.
Argjentina shënoi gjithsej katër gola në pjesën e parë, mirëpo tre prej tyre u anuluan për pozicion jashtë loje.
