Përzgjedhësi i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni është shprehur optimist për vazhdimin e Kampionatit Botëror, ndonëse humbja nga Arabia Saudite ishte e rëndë si për futbollistët ashtu edhe për të.
Argjentina u mposht nga Arabia Saudite me rezultat 1:2 edhe pse gjatë pjesës së parë ishin duke udhëhequr me rezultat 1:0.
“Është një ditë e trishtuar, por ne duhet të vazhdojmë. Pjesa e parë mendoj se ishte e gjitha e jona dhe në situata jashtë loje në një moment tjetër ishte gol. Në pjesën e parë thamë se loja ishte e çuditshme, se një gol ndryshon gjithçka dhe ishte kështu. Na barazuan dhe pjesën e radhës na bëri 2-1”. është shprehur përzgjedhësi argjentinas pas ndeshjes.
Tekniku 44-vjeçar ka shpjeguar edhe gjendjen e futbollistëve pas humbjes shokuese, teksa ka folur edhe për vazhdimin e Kampionatit Botëror.
“Ata janë si gjithë të tjerët, me dhimbje, duke menduar për rezultatin e pafavorshëm dhe duke menduar për t’u kthyer. Në fund është për t’u kthyer”.
“Kanë mbetur edhe dy ndeshje dhe do ta çojmë përpara. Për fat kemi ende dy ndeshje përpara dhe jemi gati. Ne do të ngrihemi, do të vazhdojmë dhe do t’i fitojmë të dyja ndeshjet”, ka përfunduar Scaloni.
