Të fundit

​Belgjika e nis mirë Botërorin, fiton minimalisht ndaj Kanadës

Belgjika e ka nisur në mënyrën e duhur Kampionatin Botëror të futbollit duke triumfuar ndaj Kanadës me rezultat 1-0.

Në fakt, kanadezët u treguan skuadër mjaftë e fortë gjatë gjithë ndeshjes. Madje, ata kishin rastin që të kalonin në epërsi ndaj belgëve pas vetëm 11’ minutave lojë në “Ahmad bin Ali Stadium”, por penalltinë e Davies e priti portieri Thibaut Courtois, raporton KosovaPress.

Kur po mendohej se skuadrat do të shkonin në pushim me barazim 0-0, Michy Batchuyi u tregua i rrezikshëm brenda zonës duke shënuar për 1-0 dhe epërsinë e Belgjikës në minutën e 44’.

Pjesa e dytë ofroi lojë mjaftë të luftuar nga të dy skuadrat, por gola të tjerë nuk u shënuan dhe kështu pikët e plota i takuan Belgjikës.

Pas ndeshjeve të para, grupi F kryesohet nga Belgjika me tre pikë, e ndjekur nga Kroacia dhe Maroku me nga një pikë, kurse e fundit është Kanada pa pikë.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci