Të fundit

Protestat në Iran, arrestohet madje edhe mbesa e liderit suprem Ali Khamenei

Shtypjes së revoltës paqësore të iranianëve që kërkojnë të drejta dhe liri nuk i shpëton askush.

Aq sa në pranga përfundon edhe Farideh Moradkhani, mbesa e Udhërrëfyesit Suprem Ali Khamenei, i cili prej dy muajsh ka parë regjimin e tij të dridhet nën goditjet e tufës së flokëve në erë dhe protestat e guximshme dhe të vendosura në çdo qytet.

Një aktiviste politike dhe e të drejtave të njeriut, ajo u arrestua në Teheran për mbështetjen e protestuesve të cilët vazhdojnë, pavarësisht qindra viktimave dhe mijëra arrestimeve, të kujtojnë Mahsa Amini, gruan e re që vdiq në shtator ndërsa ishte në paraburgim nga policia për mungesën e vendosjes së shamisë në mënyrë korrekte.

Sipas OKB-së, 14,000 njerëz u arrestuan gjatë protestave . Kombet e Bashkuara bëjnë thirrje që përdorimi “i panevojshëm dhe joproporcional” i forcës në Iran të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci