Të fundit

Enrique flet për marrëdhëniet seksuale te futbollistët para ndeshjeve

Trajneri i Kombëtares së Spanjës në futboll, Luis Enrique ka folur rreth marrëdhënieve seksuale te futbollistët para se ata të zhvillojnë ndeshje.

Enrique në një lidhje direkte në platformën Twitch, u pyet për lojtarët që bëjnë seks para një ndeshjeje vendimtare.

Ka trajnerë që ndalojnë seksin para ndeshjeve të mëdha, por Luis Enrique është pak më liberal për këtë temë specifike.

“Nuk më shqetëson lojtarët që të bëjnë seks një natë para ndeshjeve. Është qesharake (ta ndalosh atë). Është diçka që unë e konsideroj krejtësisht normale. Nëse është diçka që ata e bëjnë, atëherë është sepse kanë nevojë dhe duan. Por po e përsëris me sens të shëndoshë! Secili me partnerin e tij. Është normale. Kur isha lojtar, nëse isha në shtëpi para ndeshjes, me gruan time, e bënim atë që duhej të bënim”, ka thënë tekniku spanjoll.

Ka shumë kultura që besojnë se marrëdhëniet seksuale mund t’i ndihmojnë njerëzit të kapërcejnë depresionin dhe ankthin, gjë që është shumë e zakonshme pikërisht përpara lojërave.

“Gjatë Kupës së Botës, ka pasur lojtarë që e bëjnë këtë rregullisht dhe performojnë më mirë gjatë lojës”, ka thënë Enrique.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci