Të fundit

Arabia Saudite synon fitoren edhe ndaj Polonisë, publikohen formacionet

Polonia është tashmë në një pikë vendimtare pas barazimit me Meksikën, mposhtja e Arabisë Saudite është thelbësore për të mbajtur gjallë shpresën e një kualifikimi për në fazën tjetër, por kombëtarja e Renardit është kthyer nga arritja historike kundër Argjentinës dhe ende mbështetet në talentin e Al Shehri dhe El Dawsari.

Trajneri Michniewicz ka zgjedhur formacionin 3-5-2 për të mposhtur Arabinë Saudite. Szczesny në portë, përpara tij Bereszynski, Kiwior dhe Glik. Mesfusha me 5 do të përbëhet nga Cash, Krychowiak, Bielik, Zielinski dhe Frankowski, të rreshtuar nga e djathta në të majtë. Në repartin sulmues tekniku polak ka “dëgjuar” sugjerimet e tifozëve, duke vendosur Milik krah kapitenit Lewandowski.

Në krahun tjetër, tekniku Herve Renard do të luajë me formacionin 4-1-2-3, ku në portë do të vendos Al Owais. Mbrojtja me 4 do të përbëhet nga Abdulhamid, Al Amri, Al Bolehai dhe Al Breik. Mesfusha do të përbëhet nga Al Malki, Al Najei, Kanno, kapiteni Al Dawsari dhe Al Shehri. Ndërkaq, i vetëm në sulm do të jetë Al Buraikan.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci