Të fundit

Klinaku nga Prekazi: Urime 28 nëntorin në emër të ish-krerëve të UÇK-së

Nga memoriali “Adem Jashari”, në Prekaz, pas homazheve të bëra tek varrezat e familjes Jashari, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka uruar 28 nëntorin, festën e flamurit kombëtarë.

Klinaku tha se në emër të të gjitha organizatave të veteranëve të dala nga lufta dhe në emër të ish- krerëve të UÇK-së, të cilët janë duke u mbajtur në Hagë, ua uron festën e flamurit të gjithë shqiptarëve.

“28 nëntori koincidon me ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, po ashtu dalja publik e UÇK-së në vitin 1997. Në kohën kur Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi dhe Daut Hradinaj, dalin publikisht në emër të UÇK-së dhe i tregojnë popullit shqiptar se këtu ka zot dhe do të luftohet për tokat e shqiptarëve. Në emër të OVL po ashtu edhe në emër të  bashkëluftëtareve tanë në Hagë që gjenden prapa grilave, iu urojmë festën e 28 nëntorit”, tha ai.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci