Të fundit

Osmani e Rama “detyrohen” të pinë kafe bashkë në Vlorë

Pas seancës ceremoniale në Kuvendin e Shqipërisë, krerët shtetërorë të Kosovës dhe të Shqipërisë janë ndalur në një kafene të gjithë së bashku.

Me Kurtin dhe Ramën, që përgjithësisht edhe kur s’pajtohen, thonë se u shkon muhabeti, befasia është te Presidentja Vjosa Osmani.

Si rrallëherë, ajo është parë në një ambient joformal me Kryeministrin Edi Rama.

Osmani ishte bërë lajm për një fotografi që e publikoi nga një takim i liderëve ballkanikë me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Presidentja kishte zgjehdur ta publikojë fotografinë ku i kishte kthyer shpinën Ramës, i cili ishte i prerë në gjysmë.

Presidentja e Kosovës e ka pranuar që raportet e saj me Ramën nuk janë më të mirat, duke e akuzuar atë se provon ta bëjë avokatin e Serbisë, ndërkombëtarisht.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci