Të fundit

Brexit dhe efektet e pandemisë, Britania ka më shumë se 1 milion vende të lira pune

Brexit dhe më pas periudha e gjatë e pandemisë kanë ndryshuar në mënyrë drastike situatën e tregut të punës në Britaninë e Madhe, që në sektorë të caktuar ishte dominuar nga të huaj.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij muaji u arrit një shifër rekord të vendeve të punës, pothuajse 1.2 milion të cilët presin punëtorë dhe për të cilët asnjë nuk ka ende aplikuar. Bëhet fjalë për më shumë se 318 mijë vende pune të lira më shumë se në periudhën para krizës së COVID-19.

Dëshmia më konkrete e kësaj nevoje urgjente për krah pune u tregua në javët e fundit, kur pikat  e karburanteve u zbrazën shkak të mungesës së rreth 55 mijë shoferëve të kamionëve që duhet t’ i furnizonin.

Sektorët që kërkojnë më shumë punëtorë, krahas sektorit të transportit, është natyrisht ai i hoteleri-turizmit, me të paktën një të tretën e aktiviteteve që nuk gjejnë dot material të kualifikuar.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci