Senegali ka arritur ta mposhtë Ekuadorin në ndeshjen vendimtare për Grupin A.
Senegali triumfoi me rezuktat 2:1 duke siguruar vendin e dytë në grup pas Holandës.
Sarri realizoi golin e parë në ndeshje. Ai realizoi nga penalltia për epërsinë fillestare të Senegalit.
Ekuadori u rikthye në lojë me golin e Caideos por Koulibaly shënoi përsëri për Senegalin vetëm një minutë pasi u barazua rezultati.
Nga Grupi A në 1/8 e finales ka kaluar Senegali dhe Holanda ndërsa janë eleminuar Katari dhe Ekuadori.
