Të fundit

Mbappe do të gjobitet nga FIFA

Lojtari i Francës, Kylian Mbappe do të marrë një gjobë nga FIFA për sjelljen e tij pas dy ndeshjeve hapëse të Francës në fazën e grupeve të Kupës së Botës.

23-vjeçari ka shkëlqyer në fushë në Katar, duke shënuar tashmë tre gola.

Atij iu dha çmimi i Lojtarit të Ndeshjes në të dyja ndeshjet – që sipas rregullave të FIFA-s do të thotë se i kërkohet të flasë me media më pas – por Mbappe refuzoi, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv.

Sipas ESPN, veprimet e tij i kanë lënë organit drejtues të futbollit me pak zgjidhje, përveçse të gjobisë sulmuesin 23-vjeçar për kundërshtimin e rregullave të FIFA-s.

Si lojtari ashtu edhe Federata Franceze e Futbollit u ndërgjegjësuan se nëse sulmuesi do të përsëriste veprimet e tij, do të kishte sanksionim për këtë.

Megjithatë, pavarësisht udhëzimeve të qarta, Mbappe sërish refuzoi të takohej me mediet pasi mori çmimin e lojtarit të ndeshjes kundër Danimarkës të shtunën.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci