Të fundit

Sot mësohen kualifikuesit nga Grupi E dhe F

Raundi i tretë i ndeshjeve të grupeve E dhe F do të prodhojë sot edhe katër skuadra të tjera që do të kalojnë në mesin e 16 më të mirëve për fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës e cila po zhvillohet në Katar.

Kroacia-Belgjika do të jetë njëra ndër sfidat më të rëndësishme të ditës pasi do të luftojnë direkt për kualifikim në kuadër të grupit F.

Kroacia ka katër pikë në vendin e parë, kurse Belgjika është e treta me tre pikë.

Ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo ndërmjet Marokut dhe Kanadas, me këtë të fundit që ka humbur të gjitha gjasat pas është pa pikë në vendin e katërt, kurse marokenët me fitore do të vazhdonin në fazën tjetër.

Edhe grupi E do të sjellë dy ballafaqime të jashtëzakonshme, me Gjermaninë dhe Spanjën që kërkojnë të mos zhgënjejnë, por të vazhdojnë në fazën e eliminimit direkt.

Kosta Rika do të jetë rivali i Gjermanisë dhe vetëm fitorja i dërgon gjermanët tutje, kurse Spanja ballafaqohet me Japoninë, në një tjetër sfidë jetike.

Grupin E e kryeson Spanja me katër pikë, pastaj Japonia me Kosta Rikën me nga tre pikë, kurse e fundit është Gjermania me vetëm një pikë

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci