Të fundit

Messi flet për skandalin me fanellën e Meksikës

Sulmuesi i Argjentinës, Lionel Messi, ka komentuar zhurmën për momentin e fanellës së Meksikës. Në dhomat e zhveshjes, sulmuesi 35-vjeçar ka shkelur fanellën meksikane, gjë që shkaktoi pakënaqësi te kampioni i botës në boks, Saul Alvarez.

“Ky është një keqkuptim i zakonshëm. Kushdo që më njeh e di që unë i respektoj të gjithë kundërshtarët. Ishte një dhomë zhveshjeje ku shpërndajmë gjërat tona. Nuk kam asgjë për t’i kërkuar falje popullit të Meksikës, nuk ka pasur asnjë mungesë respekti nga ana ime”, tha Messi për TUDN.

Kombëtarja e Argjentinës përfundoi në vendin e parë në grupin e saj dhe kaloi në play-off të Botërorit 2022, ku do të takohet me Australinë.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci