Të fundit

Boksieri meksikan i kërkon falje Messit

Boksieri nga Meksika, Canelo Alvarez i ka kërkuar falje Lionel Messit pas kërcënimit publik që ia kishte bërë pak ditë më parë.

Alvarez kishte publikuar videon e Messit nga dhomat e zhveshjes ku shfaqej argjentinasi duke shkelur fanellën e Meksikës. Boksieri meksikan kishte thënë si ata të dy do të kishin punë mes vete kur të takohen duke e kërcënuar atë publikisht.

Mirëpo pak ditë më pas përmes një postimi në Twitter, boksieri meksikan ka kërkuar falje.

“Ditët e fundit më pushtoi pasioni dhe dashuria për vendin tim dhe shkrova disa komente që nuk ishin korrekt. Për to i kërkoj falje Messit dhe popullit argjentinas. Çdo ditë mësojmë diçka të re, tani ishte radha ime”, shkroi Canelo.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci