Të fundit

Futbollisti serb tërheq fjalët pasi deklaroi se do ta nokautonte Xhakën e Shaqirin

Ish-futbollisti serb, Zdravko Kuzmanoviq, që dje kishte deklaruar se do ta nokautonte Xhakën apo Shaqirin nëse do të luante kundër tyre, sot ka tërhequr fjalët.

Në një intervistë për “Blick”, Kuzmanoviq ka thënë se nuk do të dëshironte të lëndonte dikë me dashje.

“Sigurisht se nuk doja të thosha se do të lëndoja me dashje dikë. Ajo që doja të thosha është se do të hyja në duele më fort dhe do të jepja gjithçka, sepse dua shumë të fitoj. Ju më njihni. Unë kurrë nuk kam qenë një lojtar që ndalem. Isha emocional dhe do të isha akoma”, ka thënë Kuzmanoviq.

Mes të tjerash ai ka folur edhe për raportet me Shaqirin.

“E njohim njëri-tjetrin. Herë pas here shihemi edhe në Kaiseraugst në Aargau dhe bisedojmë me njëri-tjetrin. Ne nuk kemi asnjë problem”, është shprehur ai. Ai insiston se shqiponja dykrerëshe e krijuar nga Xhaka dhe Shaqiri në fitoren 2:1 të Zvicrës ndaj Serbisë ishte gabim. Por, ka shtuar se gabim kanë bërë edhe serbet.

“Të dyja palët u sollën në mënyrë të gatur. Por, si lojtar duhet të jesh mësuar me provokimet. Kjo është pjesë e punës, nuk të lejohet tregosh. Djemtë sigurisht mësuan nga gabimet e tyre. Shpresoj që të mos përsëritet skena e njëjtë”, ka theksuar Kuzmanoviq.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci