Të fundit

Zvicra e bindur për fitoren kundër Serbisë

Përzgjedhësi i kombëtares zvicerane, Murat Yakin dhe mbrojtësi, Manuel Akanji kanë folur në konferencë për media sot para sfidës vendimtare kundër Serbisë të premten. Yakin është shprehur i bindur në fitore, ndonëse ka shtuar se nuk i pret një kundërshtarë i lehtë.

“Nesër do të jetë e rëndësishme që të luajmë dominues, të luajmë lojën tonë dhe të fitojmë kualifikimin me një paraqitje të mirë, bindëse. Ne duhet të marrim nën kontroll emocionet. Duhet të punojmë shumë për 1/8. Serbët nuk do të na lehtësojnë, por ne kemi cilësi. Por ne duhet të luftojmë”, ka thënë fillimisht selektori zviceran.

Në konferencë për media, Yakin tregoi se Shaqiri do të jetë i gatshëm për takimin e së premtes pasi ai ishte nën dyshime për shkak të një lëndimi.

“Shaqiri dhe Okafor janë gati për të luajtur nesër. Yann Sommer dhe Nico Elvedi janë të ftohur, por të dy do të jenë në formë nesër”, ka thënë ai.

Në konferencë për media me selektorin Yakin ishte edhe mbrojtësi zviceran i Manchester Cityt, Manuel Akanji.

Akanji ka folur edhe për ndeshjen e fundit ndaj Serbisë që bëri bujë në media për shkak të shqiponjës nga Xhaka e Shaqiri.

“Loja e 2018-ës nuk do të na prekë. Synimi ynë janë tre pikët dhe do të fokusohemi në këtë”, ka thënë Akanji.

“Ju jetoni për lojëra të tilla në futboll. Pikat kryesore si kjo nuk vijnë shpesh. Të gjithë e dimë se për çfarë bëhet fjalë, kemi punuar shumë dhe me zell. Por ju duhet edhe fat në lojë. Jemi në një pozicion të mirë – dhe këtë do ta tregojmë edhe nesër. Personaliteti im nuk është aq i rëndësishëm. Jam i lumtur për ekipin dhe vuaj me ekipin. Gëzimi duhet të jetë përpara presionit”.

“Nesër gjithçka do të jetë për futbollin”, ka përfunduar përzgjedhësi Murat Yakin.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci