Të fundit

Bislimi zhvillon takimin e rregullt me organizata të shoqërisë civile

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zhvilloi takimin e rregullt me organizata të shoqërisë civile për muajin dhjetor.

Në fjalën e tij, Bislimi tha se takimi i sotshëm i radhës sektorial, në fushën e energjisë, është përzgjedhur bazuar në kërkesat e organizatave të shoqërisë civile, por edhe për atë se tashmë është imponuar si prioritare për këtë vit.

Sipas tij, përmes këtyre takimeve, synohet përfshirja e shoqërisë civile në konsultime drejtpërdrejtë me institucionet zbatuese në kuadër të reformave legjislative dhe të politikave, përpara se ato të vendosen në platformën për konsultime publike.

“Ditën e sotme u bashkëbisedua mbi prioritetet nga Agjenda Evropiane e Reformave, sa i përket efiçiencës së energjisë dhe objektivat mbi energjinë e ripërtëritshme për Kosovën. Pjesëmarrësit u ftuan të shfrytëzojnë konsultimet e rregullta në kuadër të nën-komiteteve të MSA-së si dhe platformën për konsultime publike”.

“Kemi pasur takime shumë të mira në fushat e tjera si reforma e administratës publike, ambienti, shëndetësia, arsimi, çështjet e punësimit dhe ato sociale. Procesi i Integrimit Evropian, është aq kompleks dhe kërkues saqë kërkon mobilizimin e gjithë potencialit vendor, prandaj çdo ndihmë dhe kontribut është i mirëseardhur. Si Qeveri, llogarisim në përkrahjen e akterëve të shoqërisë civile, në arritjet sektoriale e jo vetëm, meqenëse para përfundimit të këtij viti, do të aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

“Ne i shohim akterët e shoqërisë civile si partnerë në procesin e Integrimit Evropian, ku secila palë ka rolin e vet dhe mund të jap kontribut në hartim, monitorim, zbatim apo komunikim të reformave”.​

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci