Të fundit

Zyrtarët e policisë sulmohen nga serbët e Veriut

Zyrtarët e Policisë së Kosovës janë sulmuar nga protestuesit serbë në Mitrovicën Veriore të mërkurën.

Paparaci.com ka siguruar një video ekskluzive e cila tregon sulmet e protestuesve ndaj zyrtarëve policorë të cilët po kryenin bastisje në një barnatore në qytet.

Operacioni i Policisë së Kosovës ndërlidhet me goditjen e një rrjeti të kontrabanduesve shqiptaro-serbë.

Ky aksion, që ende po vazhdon është shtrirë në lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës.

Sipas autoriteteve të rendit, aksioni nisi në orët e hershme të 13 tetorit dhe po vazhdon vendi dhe deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash, të cilat dyshohen se janë kontrabandë.

“Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci